PSG ka vendosur që të tërhiqet nga gara për mesfushorin e Çelsit, N’Golo Kante, pasi londinezët kanë shumëfishuar vlerën e futbollistit pas përfundimit të Botërorit. PSG kishte piketuar lojtarin e lindur në Paris si një prej emrave më të mundshëm që t’i bashkohej kësaj skuadre që edicionin e kaluar. Por pas përfundimit të Botërorit, duke parë vlerësimet e mëdha për futbollistin i cili shquhet për lojën mbrojtëse në mesfushë, Çelsi vendosi që të rritë vlerën e tij kundrejt çdo oferte të mundshme. Kështu, kur francezët kërkuan informacion dhe ishin gati të ofronin 70 milionë euro për të, përgjigjia që morën ishte se ai kushtonte 110 milionë euro, që do ta bënte Kante një prej lojtarëve më të kushtueshëm të të gjitha kohërave. Ndaj PSG është tërhequr për momentin nga blerja e lojtarit, por që ndoshta duke shpresuar që Çelsi të ndërrojë mendje dhe të propozojë një çmim më të arsyeshëm. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb