Fabio Capello është zyrtarisht një tjetër italian që i bashkohet kampionatit kinez. 70-vjeçari që ka drejtuar shumë ekipe me emër në Europë do të menaxhojë skuadrën e dytë në pronësi të pronarëve të Inter, Jiangu Suning.

Lajmi është bërë i ditur nga “Gazzeta dello Sport” që zbulon se ish-tekniku i Real Madrid do të përfitojë 10 mln euro në sezon duke u renditur mes 7 trajnerëve më të paguar në botë. Emra si Arsen Venger, Zinedin Zidan, Diego Simeone apo Antonio Conte mbeten mbrapa Capello-s.

Capello ka zgjedhur edhe dy ndihmësit e tij për aventurën e re në lindjen e largët që janë emra gjithashtu të njohur në futboll, Cristian Brocchi dhe Gianluca Zambrotta.

Capello në Kinë ndjek gjurmët e Fabio Cannanavaro, që aktualisht është trajner i Tianjin Quanjian dhe Marcello Lippi-t që është trajneri i ekipit kombëtar të Kinës.

Kujtojmë se në mediat italiane pak ditë më parë qarkulluan lajme se Xhani De Biazi ishte favoriti për të marrë drejtimin e Jiangu Sunig, por “bosët” kinez të ndikuar nga drejtori i Interit, Valter Sabatini, që mbulon të njëjtë detyrë edhe tek Jiangu, kanë zgjedhur Capello-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb