Shembja e ures ne Xhenova ka kthyer reflektoret e urrejtjes drejt inxhinierit që e projektoi Ricardo Morandi, në nder të të cilit ura mori pikerisht emrin e tij.

U deshën 4 vite për ndërtimin e urës së lartë të xhenova-s. Punimet per uren qe u cilesua si nje nder veprat me te rendesishme ne itali, zgjatën nga viti 1963 deri ne 1967-en. Ura ishte e gjatë mbi 1 kolometër, ekzaktësisht 1183 metra ndërsa e lartë 90 metra. Një lartësi që sipas ekperteve ka ndikuar mjaft në lëkundjen e srukturave.

Versionet e rënies janë disa, duke nisur që prej amortizimit, defektit në konstrukt, e deri tek mbingarkesa prej trafikut apo motit me furtunë. Megjithate jane te shumte ata qe mendojne se problemi i ka rrenjet qe ne zanafille, pra tek inxhinieri Ricardo Morandi, i cili eshte ndare nga jeta ne vitin 1989. Ne morine e kritikave qe jane drejtuar ndaj tij, i biri ka thyer heshtjen.

”Mirembajtja e ures nuk eshte pergjegjesi e inxhinierit. Ura monitorohej per fluksin e trafikut, i cili ne ditet e sotme eshte shtuar ndjeshem. Askush nuk do te hedhe balte mbi figuren e babait tim. Ura ishte nje nder veprat me te rendesishme inxhinierike ne vend. Ishte nje ure avangarde. Sot familja jone eshte thellesisht e prekur, ne radhe te pare per jetet e humbura. Bashkohemi me dhimbjen e familjeve te viktimave. ”

Megjithatë, ura “Morandi” ka pasur një histori të gjatë tersi, duke u shoqëruar periodikisht me probleme. Vetem pak vite pasi u inaugurua, ne ure jane kryer rikonstruksione te vazhdueshme. Madje pati edhe nga ata qe thane se shembja e ures do te kushtonte me pak se kostoja e mirembajtjes.
Por nje nder argumentet qe do te shoqerojne gjate polemikat politike pas shembjes se ures eshte projekti ”Gronda”, qe synonte ndertimin e autostrades qe do te lidhte xhenovan me autostradat e veriut dhe do te lehtesonte trafikun ne uren Morandi.
Projekti u kundershtua me force nga levizja e quajtur ”Jo Gronda” dhe levizja 5 yjet qe sot eshte ne koalicionin qeverises. Ishte prilli i vitit 2014, kur

Levizja 5 yjet i bente thirrje xhenovezeve te kudnershtonin projektin Gronda, duke e cilesuar si nje perpjekje per te abuzuar me taksat e tyre. Madje drejtuesit e levizjes 5 yjet shpreheshin se rreziku per shembjen e ures ishte vetem nje perralle, dhe sipas tyre Morandi mund te qendronte ne kembe edhe 100 vite te tjera.
Por fatkeqesisht nuk ndodhi keshtu. Ndoshta projekti i shumekundershtuar Gronda do te kishte shmangur tragjedine me 39 viktima qe shkaktoi shembja e ures, mesditen e zeze te 14 gushtit ne Itali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb