Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha në deklaratën për shtyp të dy liderëve në Helsinki se takimi i tij me homologun rus Vladimir Putin është një “fillim i mirë”.

Një gazetar është nxjerrë jashtë dhomës së konferencës për shtyp ku do të flasin Presidenti Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki të Finlandës.

Ai u kap nga rojet e sigurisë për tu nxjerrë jashtë, por nuk dihet ende arsyeja. Sipas “Sky News”, ai u shfaq teksa mbante një letër të bardhë me një mbishkrim, ku thuhet se përmbante “Nuclear Ban Treaty”.

Gazetari i BBC ka raportuar se ai punonte për “The Nation” në ShBA.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: