Pjesëtarë të KFOR-it me automjete ushtarake sot janë pozicionuar përgjatë Liqenit të Ujmanit (Gazivodës) në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportuan se pjesëtarët e KFOR-it të armatosur, kanë marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por një gjë e tillë u përgënjestrua nga KFOR-i.

Telegrafi ka vizituar zonën përgjatë liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës dhe ka sjell pamje ku shihen pjesëtarë të KFOR-it me automjetet e tyre ushtarake të pozicionuara pranë liqenit.

Një zyrtar i NATO-s, duke përgënjeshtruar mediat serbe, ka deklaruar sot se “KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një stërvitje të planifikuar prej dy ditësh”, raporton Telegrafi.

“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: