Për Alisson Becker, portierin e Romës, po bëhet një garë e ashpër mes dy ekipeve angleze, Livepool dhe Chelsea.

Të martën mediat britanike raportuan se “the reds” nuk i besonin më Loris Karius dhe ishin hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e brazilianit. Trajneri Kloop, i cili kishte nisur bisedimet me Romën, ofertën e parë e kishte bërë 62 milionë paund.

Në pritje të përgjigjjes së Romës Liverpool është shtangur nga skuadra rivale në “Premier League”, Chelsea, që ashtu si “the reds” kërkon prej kohësh të sigurojë shërbimet e portierit.

“Daily Mirror” shkruan se ‘blutë’ e Londrës të drejtuar nga Sarri kanë trokitur në derën e Romës me 10 mln euro më shumë, ose e thënë ndryshe 70 mln paund.

Një ‘luftë’ të cilës nuk i dihet fundi, por në rast se Liverpool dhe Chelsea e duan me patjetër gardianin që luan edhe për Brazilin duhet të nxitojnë pasi edhe Real Madrid mban një sy nga kryeqyteti italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb