Tashmë që Meghan Markle është pjesë e familjes mbretërore, Dukesha e Sussex privohet nga një sërë gjërash.

Edhe tek ushqimet, kanë arritur rregullat strikte të familjes mbretërore.

Sipas Marie Claire, ish-aktorja e ka të ndaluar që të konsumojë ushqimet që përmbajnë hudhrën, kur ka udhëtime zyrtare. Pse?

Meghan Markle nuk mund të hajë hudhër kur ka takime zyrtare për disa arsye:

1 – Meghan Markle do të takojë shumë njerëz gjatë udhëtimeve zyrtare dhe konsumimi i një hudhre sjell aromë të pakëndshme goje.

2 – Mbretëresha Elizabeth II e urren hudhrën dhe kuzhinieri i Pallatit Mbretëror e ka të ndaluar të gatuajë receta me hudhra. Ajo nuk e pëlqen as qepën.

Një tjetër rregull strikt që anëtarët e familjes mbretërore duhet të zbatojnë është; moskonsumimi i ushqimeve të detit përpara se të shkojnë në takime zyrtare, kjo pasi ushqimet e detit mund t’i helmojnë dhe për rrjedhojë humbasin takime të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb