TIRANE – Mania e operacioneve plastike i ka kapur të gjithë, madje edhe ata që nuk kanë aspak nevojë. Ndodh që shpesh njerëzit që i bëjnë të pendohen. Çiljeta është shprehur e penduar për operacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka postuar dje një video të 16 viteve më parë, kur interpretonte në filmin “Ishte kohë për dashuri”. Komentet në foto ishin të shumta, por njëra prej komentueseve kishte vënë re një detaj interesant, hundën e këngëtares.


“Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”, -i ka shkruar ajo Çiljetës. Ndërsa këngëtarja ia ka kthyer se edhe ajo është penduar për atë që ka bërë.

“Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj.” Dhe me të vërtetë ndryshimi në hundën e Çiljetës pothuajse nuk vihet re fare.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: