Sebastian Vettel nuk hasi shumë vështirësi nga pilotët e tjerë në Çmimin e Madhe të Kanadasë, por gjermani mund të kishte humbur garën për shkak të një gabimi të një prej zyrtarëve të sportit të automobilizmit.

Gjithçka ndodhi në fund kur modelja Winnie Harlow e cila duhet të valëviste flamurin me katrorë e bëri këtë veprim një xhiro para se të mbyllej gara.

2-36

Gabimin e ka pranuar vetë kanadezja e cila në rrjetet sociale ka shkruar: “Kur të thonë që duhet ta valëvisësh flamurin një xhiro përpara. Një gjë që duhej ta bëja. Jam e lumtur që gjithçka përfundoi shumë mirë dhe askush nuk u dëmtua”.

Ndërkohë këtë veprime ka dënuar edhe FIA, nëpërmjet shefit të garave, Charlie Whiting: “Flamuri u shfaq një xhiro përpara për shkak të gabimi në komunikim me zyrtarin që drejton startin dhe finishin – tha Whiting për Motorsport – mendonte se ishte xhiro e fundit, kërkoi konfirmim dhe konfirmimi ka ardhur. Ishte një keqkuptim. Njerëzit që nuk punojnë në F1, gabojnë sepse shikojnë grafikën ku shënohen xhirot dhe nuk e kuptojnë që ajo është xhiro e fundit për t’u zhvilluar”, tha shefi i garave.

“Mendoj se edhe ne duhet të zhvillojmë një punë më të mirë me stafet tona. Ne kërkojmë perfeksionin, por për fat të mirë gabimi nuk pati asnjë ndikim në rezultat. Për momentin edhe skuadrat nuk kanë bërë asnjë kontestim”, përfundoi Whiting.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: