Chelsea ka realizuar fitore edhe në takimin e dytë të Ligës së Kampionëve. Londinezët kanë triumfuar në udhëtim kundër skuadrës spanjolle të Atletico Madridit me rezultat 2-1.

Antonio Conte ka pohuar se të përzgjedhurit e tij kanë shfaqur vullnet dhe dëshirë për fitore.
“Ne u përgatitëm shumë mirë për lojë. Lojtarët e mi treguan dëshirë, vullnet dhe përqendrim të madh. Ramë në disavantazh me 1-0, por vazhduam të luanim mirë në pjesën e dytë dhe fituam”, tha Conte.

Edhe Eden Hazard ka folur rreth takimit duke thënë se skuadra angleze e meritoi fitoren.
“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një prej ekipeve më të mëdha në Evropë. Ne meritonim të fitonim”, tha Hazard, shkruan tg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb