Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas ndeshjes kundër Torpedos të fituar 2-0 por që nuk mjaftoi për kualifikimin, ka deklaruar se ekipi i drejtuar prej tij ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Shkodrani tha se i ka mbetur peng ndeshja e parë, ndërsa sot me pak fat mund të ishin kualifikuar.

Kukësi pa fat. Kaloi ekipi më i mirë?

Është e vështirë ta thuash, sepse sot ishim pa fat si në ndeshjen e parë. Përveç 2 golave, patëm edhe 3 mundësi të realizonim golin e kualifikimit. Nëse kam një peng, është ndeshja e parë. Sot djemtë bënë një ndeshje të jashtëzakonshme.

Dominuat, por a ishin shumë 3 gola?

Jo për mua, por ka qenë ndeshja më e vështirë. Nuk është e lehtë ta përgatisësh për një përmbysje kaq të madhe. U përgatitëm të sulmonim që në momentet e para, por edhe të ishim në ekuilibër. Djemtë bënë një lojë fantastike, me pak fat, mund të ishim të kualifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb