Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, në një prononcim pas kualifikimit në “Champions” kundër Valleta-s është shprehur se ekipi ka patur presion psikologjik për këtë ndeshje.

Kualifikim emocional pas rikthimit në Kukës, një hap i mbarë për ju…

Rikthimi në Kukësi normalisht që ka emocionet dhe sadisfaksionet e veta për historinë që kemi kaluar te Kukësi. Ka qenë një simpati e veçantë për mua pas Vllaznisë, natyrshëm që ma ka dhënë Kukësi këtë fat.

Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë. Kërkohej me çdokush nga ne, nga opinioni sportiv kalimi i turit edhe pse jo shumë të favorshëm për sa i përket ndeshjes së parë. Kemi pasur një presion psikologjik për vetë faktin që Kukësi duhet të kalonte.

Nuk e mendonte njeri që Kukësi nuk mund të kalonte Valetën. Në fakt nuk ishte ashtu, Valeta për mendimin tim ishte ekip shumë i mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb