SERBI-Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka reaguar lidhur me paralajmërimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se do të kërkojnë reciprocitet me serbët e veriut në Kosovë.

“I këshilloj që të mos luajnë, çdo durim dhe çdo tolerancë ka kufij. Do të reagojmë politikisht, por edhe në mënyrë tjetër. Nëse mendojnë se do ta provokojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe se jemi shënjestër e lehtë, mendoj se mashtrohen. Lërini ato, kthejuni politikës dhe dialogut”- tha Daçiç, njoftojnë mediat serbe.

Ministri serb sërish akuzoi Kosovën se nuk po i përmbush marrëveshjet e dakorduara në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: