“Rich Kids of …” është kthyer tashmë trendi i fëmijëve të pasur të çdo qyteti. Në Instagram janë të shumta faqet me këtë emër. Për herë të parë ishte “Rich kids of Tehran” (Fëmijët e pasur të Teheranit) që bëri bujë dhe më pas filluan dhe në qytete të tjera.

Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Dhe faqes “Rich Kids of Tirana”, prestigjiozja britanike i ka kushtuar një artikull.

459ACD2E00000578-5009003-Having_your_ride_pimped_out_with_its_very_own_Albanian_flag_appe-a-5_1508786895235

The Rich Kids of Tirana është llogaria më e fundit në Instagram me 15 mijë ndjekës. Aty ka foto të fëmijëve të pasur të Shqipërisë të cilët reklamojnë makinat e tyre të shtrenjta, jetën luksoze dhe udhëtimet jashtë vendit,” shkruan Daily Mail.

“Ajo që bie më shumë në sy, që ata nuk ngurrojnë të shfaqin edhe flamurin shqiptar në postimet që bëjnë,” vijon më tej prestigjiozja britanike.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: