TIRANE– Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro. Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi.

Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet:

Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë:

– By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11,

– Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi,

– Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.

Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planifikuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë:

– Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës,

– Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë,

– Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore,

Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:

– Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3

– Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6

– Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3

Ndërtimit të 0.96 km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:

– Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1,

– Përmirsimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas

– Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj.

Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet:

Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si:

– Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+,

– Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh

– Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb