Pamela Anderson është shumë e lumtur për dashurinë e re që po shijon me futbollistin e Marseille-s Adil Rami. Në një intervistë aktorja ka folur pa filtra duke treguar disa detaje intime rreth lidhjes me partnerin e saj 32-vjeçar.

Ajo është zhvendosur nga Amerika për të jetuar me mbrojtësin në Marseille, aty ku luan edhe lojtari.

“Është gjenial, e adhuroj. Nuk i pëlqen që të flas shumë për të, por nuk mund ta evitoj. Duhet të jesh shumë kurioz për t’a shijuar jetën. Më pëlqen kur ai gatuan për mua dhe vishet si një kamerier seksi. Rami i bën këto gjëra pasi u lidh me mua, pra u bë I dashuri im. Adil është fantastik. E dëshiroj pa dyshim, mbase nuk duhet të flas kështu, pa asnjë filtër”- ka thënë 50-vjeçarja.

Ajo më tej e ka cilësuar futbollistin “toyboy”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb