TIRANE – Partia Demokratike mblodhi kryesinë pasditen e sotme në selinë blu për ndryshimet statutore.

Gazetarja Elda Menga raporton për Balkanweb se grupi i punës mblodhi rekomandime dhe propozime për ndryshimet statutore

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani prezantoi dokumentin e grupit të punës. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko tha se nuk ishte dakort 100 % me draftin.

“Eshte nje material qe e njoh vetem tani. Edhe pse isha anetar i grupi te punes. Nuk i them i mire apo i keq. Po te ishte diskutuar ne grup edhe me mua,” tha Malko.

Kryesia mori vendim me shumice votash qe kuvendi i 28-29 prillit te jete vetem per ndryshimet ne statut dhe jo kuvend zgjedhor.

Një tjetër kritik i Bashës, Arben imami pyeti nese kuvendi do te jete statutor apo zgjedhor. Basha i cili preferonte statusor, i hodhi në votim çështjet  qe ngriti Imami

“ Duhet vendosur ne statut rregull per mandatin e kryetarit nese humb zgjedhjet. Le te zgjidhet edhe me deklarate politike nga ana e kryetarit, por te vendoset si parim. Keshilli kombetar te kete kryetardhe te jete organ autonom,” u shpreh Imami.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: