BEOGRAD- Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç deklaroi se deri më tani nuk sheh asnjë hap për konsensus nga Prishtina zyrtare kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës. Në një deklaratë për mediat serbe diplomati serb tha se për çështjet që lidhen me Kosovën nuk do të keë zgjidhje pa miratimin nga ana e fuqive të mëdha.

“Arsyeja e parë është nevoja për kompromis, dhe jo për ta mbajtur këtë temë mbrapa me dekada. Arsyeja e dytë është se do theksohet mandati i organeve evropiane, Federica Mogherini duhet të shkojë në votime. Kjo do të thotë intensifikim të dialogut, por nuk ekziston një zgjidhje e tillë pa miratimin e fuqive të mëdha”, tha Daçiç. Lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, ai tha se edhe 10 vite më parë kishte folur për ‘përcaktim’.

“Kam folur për përcaktimin, nuk e kam përdorur termin e ndarjes. Kurrë nuk kam folur për territore. Pyetni njerëzit në veri të Kosovës se çfarë mendojnë për këtë. Dhe serbët në jug. Ata i përkasin krahinës serbe nën kushtetutën tonë”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: