SHBA- Zëdhënësi i të drejtave të njeriut sulmon Presidentin amerikan se po ‘hedh poshtë shumë vende dhe kontinente’ me komentin e tij në Zyrën Ovale.

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka quajtur ‘raciste’ komentet e bëra nga Presidenti Donald Trump rreth vendeve në Afrikë, shkruan “Daily Mail”.

Një ditë më parë Trump tha se pse SHBA duhej të pranonte më shumë emigrantë nga Haiti dhe ‘vende të ndyra’ në Afrikë në vënd që të pranonte emigrantë nga vende si Norvegjia.

‘Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret veçse racist’, tha zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville gjatë një konference për shtyp në Gjenevë ndërsa u pyet rreth komenteve të Trump.

“Nuk mund të quash vende të tëra dhe kontinente ‘të ndyra’, popullsitë e të cilave, që nuk janë të bardha, nuk janë të të mirëpritura”,- shtoi ai.

Unioni Afrikan tha se ishte i alarmuar nga komentet e Trump.

“Duke marrë parasysh realitetin historik se shumë afrikanë arritën në Shtetet e Bashkuara si skllevër, kjo deklaratë është jashtëzakonisht surprizuese pasi Amerika mbetet një shembull global sesi emigracioni solli një shtet të ndërtuar mbi vlerat e forta të diversitetit dhe mundësisë”,- tha zëdhënësja e unionit Ebba Kalondo.

Kongresi Kombëtar Afrikan i quajti komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë ‘jashtëzakonisht ofenduese’.

Trump i bëri komentet gjatë një takimi me kongresmenë të enjten.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: