TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kushtet në spitale.

Përmes një statusi në “Facebook” Vasili tha se Rama ishte bojaxhi dhe jo kryeministër. Vasili tha se shëndetësi do thotë të kurosh dhe shërosh e jo të tallësh e të këndosh.

REAGIMI I VASILIT
Kur flet për shëndetësinë ky është kryebojaxhi dhe jo kryeministër.
Elbasani ka ndërtuar një spital te ri kirurgjikal vetëm ne 2010 dhe me skaner ne ato kohëra u bë, pra asgjë nga ky kryeministër që i ngazëllehet bojës se mureve.
Ky kryebojaxhi lyen ca mure po nuk bën spitale ashtu si edhe ne Elbasan, ne Fier e kudo.
O ministra boll e tallet këtë kryeministër me budallaqe dhe me lajme koti, se ky kryeministër ngaqë s’mbush fare dhe s’kupton, i beson dhe i thotë me gojën plot se i duken te vërteta.
Shqipëria ka nevoje për kryeministër dhe jo per kryebojaxhi e kryetuaf, sepse shendetesi do thote te thote te kurosh e sherosh e jo te tallesh e te kendosh si ç’ben ky.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: