TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, denoncimin e një qytetarit dixhital “për lënien në mes të 4 rrugëve të 600 punonjësve”.

Sipas denoncimit të postuar nga deputeti i PD, punonjësit kanë ngelur pa punë tashmë pas falimentimit të një kompanie.

Berisha shkruan se kompaninë EuroAsia, e inauguroi vetë kryeministri Edi Rama 18 muaj më parë.

Postimi i plotë

Nje miremengjes per piktorin deshtak nga kompania EuroAsia qe inauguroi para 18 muajve!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon se si po mbledh rraqet pas falimentimit dhe hodhi ne rruge 600 punetore! sb

“Pershendetje dr Ja dhe braktisja e firmes EuroAsia.gjate inagurimit te te ciles piktori mendjlehte tha pune ka por mungojne specialistet plot 600 punonjes flaken ne rruge e deshmon dhe kjo video.”

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: