TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon një ngjarje të pazakontë që sipas tij ka ndodhur në burgun e Fushë-Krujës.

Qytetari shkruan se në këtë burg janë vjedhur 18 pistoleta. Ndërkohë Berisha ka sulmuar qeverinë se kjo e fundit po mban të fshehtë ngjarjen.

REAGIMI I BERISHËS
Vidhen 18 pistoleta ne Burgun e Fushe Krujes, Narkopolicia fsheh krimin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“prsh dr dje me informoi nje shok i imi qe punon polic burgu ne fush kruje te sigurija e larte qe kane vjedhur dhe munegojne 18 pistoleta tt ne burgun e fushkrujes ikane vjedhur hajdutet te fala”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: