Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se Shqipëria ke nevojë vetëm për “zyrën e tij pasi t’i zgjidh të gjitha problemet”.

Duke marrë shkas nga konferenca e sotme në kryeministri, ku një grua e falënderoi dhe përqafoi e përlotur kreun e qeverisë, Strazimiri ka bërë një postim ironik në Facebook-un e tij.

Statusi i plote

“Ja përse vendi nuk duhet të ketë më:
– Gjykatë Kushtetuese,
– Gjykatë të Lartë,
– Prokurori të Përgjithëshme
dhe shume shpejt as edhe gjykata të niveleve bazë! 
Ja pse i gjithë sistemi sot është I BLLOKUAR!
Nuk ka nevojë për institucione!!!!
Lotët, lutjet dhe falenderimet i takojnë “Atij” , sepse vetëm “Ai” i zgjidh hallet që ka shkaktuar vetë….
Sot “shteti” ka vetëm një zyrë! Zyrën e “Atij” !!!”

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: