TIRANE-Deputeti i PD-së Florian Mima ka sulmuar që në nisje të seancës kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka zbuluar edhe një detaj lidhur me një sherr që sipas opozitës ka ndodhur mes kreut të qeverise dhe ministrit Pandeli Majko, i cili u largua nga Kuvendi. Kujtojmë se Majko ishte një nga zërat e PS kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk po shikoj zotin Majko në sallë, sapo e përzuri qeveri. Nuk e di nëse e përzutë ju Majkon apo iku vetë. Mos e prishni teatrin, o delenxhinj” pohoi Mima, njëherësh djali i aktorit të famshëm Prokop Mima.

Ndërkohë deputetë të PD deklaruan se kanë dëgjuar kryeministrin Edi Rama që të debatojë për këtë çështje me Majkon.

FJALA E MIMES
“Në ’38 Francesco Jacomoni firmos truallin me 10 mijë metra katrorë nga familja Libohova për rreth 75 mijë franga ari. Afërsisht 4-fishi i vlerës që vlerësohet nga qeveria shqiptare. Dhe pasi e blen ia dhuron publikut shqiptar me një kusht; prona të përdoret për të mirën publike, edukim dhe kulturë. Në ’44….Jo ishte një fshatar poture-grisur, me këpucë me baltë dhe me bajga, i pari që hodhi idenë e prishjes së Teatrit, e pallatit të Mbretit, edhe të ministrive, edhe RTSH, por arriti të thyente qelqurinat tek pallati i Mbretit dhe te ndynte krevatin me opingat. Në ’58 një fshatar poture grisur….në 58 ky individ bëhet drejtor tek sigurimi i Shtetit. I bën një letër Enver Hoxhës që Teatri duhet të prishej. Për hir të të vërtetës Enver Hoxha nuk firmosi. Në 2002 kemi një tjetër person, që sugjeroi që teatri të bëhej muze që të vareshin brekët e Violeta Manushit. Por kryeministri i kohës, Pendeli Majko, s’po e shoh në sallë, se di iku vet apo e përzutë ju (Mima i drejtohet Rames) (E përzuri-ndërhyjnë deputetët e PD) ai refuzon. Propozuesi fut bishtin ndër shalë në pritje të propozimeve të reja. Sot ai është bërë sulltan. Sot populli thotë unë jam teatri, ai bën karshillëk e thotë; unë jam kulla. Dikur rrinte me njerëz të ndritur, të shkolluar dhe merrte edhe ndonjë ide. Sot si fashist e harroi kthimin në identitet, ai u kthye në Satana”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb