TIRANE– Pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha që iu drejtoi shqiptarëve për t’ju bashkuar protestave në shator si rasti në Rumani, vjen një reagim nga kampi socialist. Ka qenë deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i cili ironizon Berishën.

Deputeti socialist thekson se thirrjet e Berishës për protestë janë të njëjta me thirrjet që mund të bëjë autori i masakrës së Resulajt, Ritvan Zykaj, për të protestuar për pafajësi.

“Kur të thërret Saliu me dalë në proteste eshte njelloj si me te thirre ky Ridvani i Selenices per te te protestu per pafajesi !”, shkruan Ndreu. Ndërkohë, sot Berisha reagoi përmes një postimi në facebook, lidhur me protestat antiqeveritare që po mbahen ditët e fundit në Rumani. ‘Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!’ shkruan Berisha ndërsa ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: