Derbi i Londrës i ka takuar Maurizio Sarri-t. Chelsea i udhëhequr nga italiani ka fituar sot me shifrat 3-2 supersfidën me Arsenal, duke dhënë sinjale të qarta pas 2 ndeshjeve të para.

Përballja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit pasi në minutën e 9-t kaluan në avantazh me Pedron. Vetëm pas 11-t minutash, Alvaro Morata, do të bënte një lëvizje të bukur në zonë para se të dërgonte topin në rrjetë, 2-0.

Nga ky moment ringjallet Arsenali i Emery, i cili merr frenat e lojës në dorë. Në harkun kohor të 4-r minutave në pjesën e parë, londinezët do të barazonin rezultatin, me Mkhitaryan që do shënonte fillimisht dhe Iëobi më pas.

Fraksioni i dytë i lojës nuk kishte spektaklin e të parës, por gjithësi skuadrët tentuan herë pas herë portën kundërshtare. Goli me vlerë 3 pikët për ‘blutë’ do të vinte pas dy zëvendësimeve, me Hazard që brenda pak minutash në fushë dhuroi një asist për Alonso-n, që nuk fali.

Kështu, ngjitet në kuotën e 6 pikëve Chelsea i drejtuar nga Sarri, ndërsa Arsenal pas 2 ndeshjeve të para nuk ka grumbulluar asnjë pikë, pasi u mund edhe nga Manchester City.