LUSHNJE- Një tjetër dëshmi nxjerr në dritë të tjera detaje nga atentati i tri ditëve më parë që tronditi Lushnjën, ku dy të rinj humbën jetën dhe 2 persona mbetën të plagosur.

Një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes rrëfen për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ momente nga krimi në qendër të Lushnjës. Sipas tij automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit. Dëshmitari pohoi se 3 prej tyre, pasi zbritën nga makina hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Për këtë ngjarje që tronditi Lushnjën dhe mbarë opinionin publik janë shpallur në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, që dyshohet të janë autorët e atentatit.

Sakaq, policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb