BURREL– Policia e Burrelit ka dhënë të tjera detaje për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur që ndodhi mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur ‘Lapidari’. Sipas policisë, makina që shkaktoi aksidentin dyshohet se drejtohej nga 15-vjecari Xh.N, i cili pasi është larguar nga vendngjarja është paraqitur me të atin në komisariat pak më vonë. Makina u përplas me një motoçikletë dhe me pas me këmbesorët. Viktimat janë Gentian Hani dhe Alfred Balla, ndërsa 17-vjecari i plagosur A.H është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.


Njoftimi i policisë:

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.
aksidenti 5
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:
aksidenti 78
Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.
aksidenti 3
Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës
aksidenti 6
A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.
aksidenti1
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb