KAVAJE- Detaje të reja zbulohen nga ngjarja që tronditi dje fshatin Karpen në Kavajë.

Burime të rezervuara pranë policisë bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Sami Metushi, burri që vrau dje gruan me thikë vetëm se nuk i kishte qepur pantallonat ka tentuar ta mbajë të fshehtë ngjarjen fillimisht.

Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se menjëherë pas krimit Sami Metushi është larguar menjëherë nga shtëpia në këmbë për të dalë në rrugën kryesore, disa minuta larg shtëpisë së tij.

Teksa po largohej ai ka telefonuar një nga djemtë e tij që jeton në Tiranë duke i thënë që mamaja është sëmurë dhe duhet lajmëruar një ambulancë.

Djali i shqetësuar ka telefonuar policin e zonës duke i kërkuar ndihmë për një ambulancë për nënë e tij. Ai është shprehur i gatshëm duke i thënë djalit të Sami dhe Sose Metushit se ishte afër dhe se po shkonte direkt drejt banesës së tij.

Rrugës, polici i zonës ka takuar autorin e vrasjes Sami Metushin duke e pyetur se çfarë i ka ndodhur bashkëshortes së tij, por i frikësuar 58-vjeçari i ka thënë që e kishte vrarë ai.

Ndërsa u arrestua, Metushi pranoi se shkak për varjen ishte bërë sherri për pantallonat, por shtoi se konfliktet mes çiftit kishin qenë të vazhdueshme.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb