KORCE– Familjarët e 3-vjeçarit me inicialet J.D që humbi jetën tragjikisht në Mbroje të Korçës kanë treguar si ndodhi ngjarja e rëndë.

Në një prononcim për “BalkanWeb” familjarët thonë se djali ishte duke luajtur në shtëpi kur e ka zënë poshtë bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga gjyshi që vuante nga astma.

“Në momentin e ngjarjes fëmija ishte ne shtëpi se bashku me të ëmën. Ai ka shkuar ne dhomën e gjyshit, në të cilën ndodhej një bombol oksigjeni që përdorej nga gjyshi pasi vuan nga astma. Fëmija ka prekur bombolën e madhe dhe me pas ajo e ka zënë poshtë. E ëma e ka parë djalin të mbuluar nga gjaku dhe e ka dërguar në spitalin e Korçës, por djali ka vdekur dhe nuk ka arritur të mbijetojë”- shprehen të afërmit e të miturit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: