DURRES- Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një shtetasi turk bashkë me familjen 4 ditë më parë në port, pasi u kapën me pasaporta false.

Nga hetimet e policisë, rezulton se shtetasi turk Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke. Ky shtetas kishte si qëllim të kalonte drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, ne vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.10.2017 mbi arrestimin e një shtetasi turk, pasi së bashku me anëtarët e familjes kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara, bëjmë me dije se: Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë. Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal. Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb