TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj ka reaguar pas lajmit për dezertimin e 4 ushtarakëve të trupave Komando, të cilët nuk janë kthyer në punë pas një trajnimi në Angli.

Në faqen e tij në “Facebook”, Demiraj thotë se ky veprim është i patolerueshëm i papranueshëm dhe me gjithë kushtet e punës, ky gjest nuk justifikohet. Ai iu kujton himnin e flamurit dhe iu bën apel të kthehen në athdhe.

STATUSI I DEMIRAJT
Të dashur miq, kolegë!
Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por që nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.

Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshëm dhe papranueshëm dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Megjithëse e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punës janë të nivelit të ulët, (dhe kjo jo vetëm tani) përsëri këtë veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as këto kushte, pasi ushtarakët kanë bërë betimin në Flamur.

Të dashur kolegë!
Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….
Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.
Me qëllimin që ti qëndrojmë besnik këtij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe.

Demiraj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb