TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, avokat me profesion i ka dalë në mbrojtje avokatit që u dhunua nga dy persona në Durrës Ilia Ilia. Ai tha se shteti, ajo pjesë e përgjegjshme duhet ta marrë në mbrojtje si profesionist.

“Nëse kjo ka ndodhur për shkak të detyrës akoma më keq. Është një apel i fortë i shtetit, e asaj pjese të mbetur të shtetit se këtu shteti ka shkuar në drejtim të paditur, për të marrë në mbrojtje çdo profesionist. Ai kryen detyrën në shërbim të klientit të radhës dhe duhet mbrojtur si çdo gjykatës dhe prokuror. Jam solidar me avokatin. E mbështes deklaratën e dhomës së avokatisë”, deklaroi Manjani.

Avokati Ilia Ilia u dhunua dje nga dy persona në Durrës dhe përfundoi në spital me dëmtime të shumta. Ai akuzoi si urdhërues të sulmit ndaj tij, prokurorin Arian Ndoj.
“BalkanWeb” ka publikuar sot edhe pamjet e sulmit ndaj avokatit Ilia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb