TIRANE- Një 54-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica” në Tiranë.

Burime zyrtare thanë se shtetasi me inicialet B.M., akuzohet se ka rrahur 27-vjeçarin me inicialet M.M.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit M.M., vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: