GJIROKASTËR- Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së saj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Leonardo Peçin.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Leonardo Peçi, 32 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar plagë në fytyrë bashkëjetueses, shtetases B.J.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: