TIRANE – Vetëm pak ditë më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë. Më një foto të publikuar në rrjetet sociale çifti i njohur lajmërontë për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, të cilët e pagëzuan me emrin e Ajka.

Gjithsesi, tani që të dy prindërit e rinj janë fokusuar tek e vogla e tyre, rrjeti nuk mund të gjejë paqe, por vazhdon kërkimet për të mësuar e zbuluar më shumë. Së fundimi janë publikuar edhe fotot e dekorit me të cilin është shoqëruar pritja e Ajkës në shtëpi.

Nga sa shihet edhe në këto foto, i gjithë salloni është mbushur me tullumbace të bardha dhe rozë dhe në qendër shkruhet me shkronja argjendi “Mirë se erdhe Ajka”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb