Zakonisht një dietë ketogjenike përbëhet prej 75% yndyrë, 20% proteinë dhe 5% karbohidrate.
Por këto proporcione mund të ndryshojnë, varësisht nga rekomandimet e doktorit apo nutricionistit.
Qëllimi i dietës ketogjenike është minimizimi i konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve (të cilat konvertohen në sheqer) në mënyrë që trupi juaj të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë.

Kur futet në këtë gjendje, trupi e shfrytëzon yndyrën për energji në vend të glukozës.
Përse pacientët me kancer janë duke e përdorur dietën ketogjenike?
Premisa e dietës ketogjenike është se qelizave kanceroze iu nevojitet glukoza për t’u rritur dhe mbijetuar.

Pasi që karbohidratet shndërrohen në glukozë, atëherë duke i zvogëluar nivelet e glukozës në gjak përmes kufizimit të karbohidrateve dhe sheqernave ju mund t’ua ndaloni qelizave kanceroze burimin e energjisë, gjë e cila i shpie ato të vdesin nga uria.

Dr. Otto Warburg, hulumtues gjerman i cili kishte fituar çmimin Nobel në vitin 1931 për zbulimet e tij mes dallimeve fundamentale mes qelizave kanceroze dhe atyre të shëndetshme, ka treguar se një nga trajtat e qelizave kanceroze është sasia e lartë e receptorëve të insulinës në sipërfaqen e tyre qelizore, e cila është dhjetëfish më e lartë sesa e qelizave të shëndetshme.
Kjo iu mundëson qelizave kanceroze të absorbojnë dhjetëfish më shumë sasi të glukozës, e që kjo është arsyeja se përse sheqeri është kaq i dëmshëm për çdo person që vuan nga kanceri.

Në fakt, sheqeri kontribuon edhe në sëmundje tjera kronike si sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Pasi që qelizat kanceroze shumëfishohen dhe rriten përmes sheqerit, një dietë e cila në mënyrë drastike e redukton sheqerin dhe format tjera të karbohidrateve mund të jetë efektive në parandalimin dhe luftimin e qelizave kanceroze.

Përfitimet tjera shëndetësore të dietës ketogjenike
Nëse veç e keni vendosur ta provoni dietën ketogjenike, atëherë duhet të keni parasysh se kjo dietë është e mahnitshme pasi që edhe ju ndihmon të humbni peshë.

Dieta ketogjenike gjithashtu e redukton inflamacionin dhe e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, është e mirë në menaxhimin e sulmeve epileptike, e rritë kolesterolin e mirë, etj.
Cilat ushqime përfshihen në dietën ketogjenike?
Proteinat:
– Peshku dhe ushqimet e detit
– Nga mishi që është ushqyer me bari, etj.

Yndyrat e shëndetshme:
– Vaji i kokosit
– Vaji i ullirit
– Avokado

Perimet me pak karbohidrate si
– Asparagusi
– Brokoli
– Lakra
– Spinaq

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb