FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Grecalli të Fierit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Ardian Gjika. Deri më tani nuk dihen shkaqet se si ka rënë zjarri, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nga zjarri thuhet se ka pasur vetëm dëme materiale. Priten të tjera detaje rreth ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: