Duket se mes dy superfuqive ka shkëndija për një bashkëpunim dhe dialog më të mirë në të ardhmen. Senatori amerikan Rand Paul bëri thirrje për më shumë dialog me Moskën dhe ftoi një delegacion të ligjvënësve rusë në Uashington DC gjatë vizitës së republikanëve në kryeqytetin rus të hënën, shkruan RT.

Paul njoftoi se kishte “ftuar anëtarët e komitetit të punëve të jashtme të Rusisë të vinin në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me ta në Uashington”, pas takimit me Konstantin Kosachev, kryetar i komitetit të punëve të jashtme në Dhomën e Lartë të Rusisë. Të dyja palët shpresojnë të organizojnë një takim në një vend të tretë neutral, deklaroi ligjvënësi i Kentakit për gazetarët.

Duke shënuar delegacionin e dytë të kongresit të SHBA në Moskë në një muaj – senatori Richard Shelby dhe një grup ligjvënësish të SHBA biseduan me zyrtarë të lartë rusë në korrik – Paul tha se një pjesë e qëllimit të udhëtimit të tij ishte të nxiste dialog më të madh midis Moskës dhe Uashingtonit.

“Bota është një vend i komplikuar, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë në Siri dhe vende të tjera dhe mendoj se do të ishte një gabim shumë i madh që të mos kishte linja të hapura komunikimi”, tha Paul, duke shtuar se qëllimi i udhëtimit të tij ishte pjesërisht “të tregojë se çfarë duhet që të ketë dialog”, duke përfshirë “më shumë shkëmbime kulturore, më shumë shkëmbime midis organeve tona legjislative, më shumë linjave të hapura komunikimi”.

Kosachev tha se ndonëse nuk ka plane të finalizuara, “tema të caktuara specifike në zhvillimin e këtij bashkëpunimi” u trajtuan gjatë vizitës së Paul, duke shtuar se shpresonte që një takim midis Senatit dhe Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare të mund të mbahej para fundit të vitit.
Paul po ashtu parashikohet të takohet me zëvendësministrin e jashtëm rus Sergej Ryabkov.
Senatori i Kentakit ka qenë një përkrahës për angazhimin me Moskën, i cili shprehu mbështetje për vendimin e Donald Trump për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki muajin e kaluar.
Paul tha javën e kaluar se qëllimi i tij për të ardhur në Moskë ishte gjetja e “bazës së përbashkët me udhëheqësit [rusë] dhe të ndihmojë në parandalimin e përshkallëzimit të panevojshëm të tensioneve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb