Një nga futbollistët më të mëdhenj të futbollit botëror, braziliani Ronaldo, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 41-të. I quajtur ndryshe “fenomeni” ai ka mbajtur veshur bluzën e sërë ekipesh me emër në Europë, përfshi dy skuadrat italiane Interin dhe Milanin.

Dy rivalët e qytetit të Milanos nuk e kanë humbur rastin për të uruar “fenomenin”, mirëpo jo pa thumbuar njëra-tjetërn.

Milan me një postim në faqen e “facebook” i uron ditëlindjen e 41-të brazilianit të shoqëruar me një video teksa Ronaldo i shënon Interit në “derbin e madoninës” me bluzën e “djallit”. Pak orë më vonë nuk ka munguar as përgjigjja e zikaltërve të cilët duke përdorur të njëjtin rrjet social, kanë zgjedhur të njëjtin mënyrë për t’ia kthyer thumbimin rivalëve të tyre.

Një gol zikaltër i Ronaldos në “derbi” kundër Milanit.

Kujtojmë që Ronaldo luajti për Inter nga sezoni 1997-2002, duke fituar edhe dy “Topa të Artë” me zikaltërit, ndërsa me Milan vetëm për një sezon, 2007-2008.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb