SHBA- Divorci mes çiftit më simpatik në Hollywood, Ben Affleck dhe Jennifer Garner u përfol shumë për shkaqet që çuan drejt fundit të kësaj martese, në dukje perfekte. Jennifer Garner ka folur për ish të fejuarën e Ben, seksbombën Jennifer Lopez.

Ajo është e tërbuar me J Lo pasi mendon se bukuroshja latine vazhdon të thotë budallallëqe mbi divorcin e Jen nga Ben Affleck. ContactMusic bën me dije që Jen mendon se ylli i hitit “Que Hiciste” është një agresive e fshehtë, dhe e gjitha kjo vetëm sepse Garner ishte ajo që e mori Ben-in pasi marrëdhënia e këtij të fundit me të pasmet më të bukura në Hollywood përfundoi.

Jen është gjithashtu e bindur se J Lo ka gisht në ndarjen e tyre dhe që ajo vazhdon të takohet me Affleck, pavarësisht se aktori dy herë fitues i çmimit Oscar e mohon këtë fakt. Një luftë e hapur…Jennifer-ash!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: