TIRANE– Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë.

Në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Klajdi Bodlli shihet se magazina ka qenë me pajisje elektroshtëpiake të cilat janë djegur pothuajse plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb