Paola nuk dëshiron të largohet. Që prej të martës ajo qëndron afër rrënojave të urës Morandi në Genova, në pritje të ndonjë lajmi.

Nën rrënoja është djali i saj Mirko Vicini, 30 vjeç. “Nuk lëviz nga këtu derisa ta gjejnë,” tha ajo, ndërsa qëndron aty prej 4 ditësh, e ulur në një qoshe dhe duke qarë sheh punën e pandërprerë të Brigadës së Zjarrit, shkruan Tgcom.

Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për firmën e pastrimit të bashkisë AMIU. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, por deri më tani asnjë gjurmë nga Mirko. Paolës i është dhënë një shtrat në ndërtesën ku djali i saj kaloi para se të merrte turnin e punës, ndërsa ai rezulton i vetmi i zhdukur deri më tani. Deri më tani tragjedia u ka marrë jetën 41 personave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: