Detaje të reja zbardhen nga dëshmia e Rudina Kishtës, e cila një ditë më parë i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj në Fier dhe tentoi të mbyste në “Seman” dy vajzat.

Në dëshminë e saj, nën një ngarkesë të rëndë psikologjike, mësohet se ka thënë se vajzat kërkonte t’i vriste që të mos vuanin.

“Doja ti jepja fund vuajtjeve kur mora vesh qe policia po më kërkonte. Isha e traumatizuar”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja, e cila sipas Policisë, tentoi ti mbyste vajzat në lumë. Bashkëjetuesi i saj tha mediatikisht një ditë më parë, se Rudina vuan nga probleme psikologjike.

Arrestimi i gruas
Arrestimi i Rudina Kishtës u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe, duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 47 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.
Burimi: Panorama.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb