Zyrtarisht Mohamed Salah është shpallur sot golashënuesi i “Premier League” pasi në këtë sezon futbollisti i Liverpool ka shënuar 32 gola për ekipin e tij, 2 më shumë se Harry kane i Tottenham.

Tani ndoshta nuk bën edhe aq çudi por për të treguar sesa e pamundur ishte kjo arritje po ju risjellim në mendje atë se çfarë një gazetare e BBC tha në fillim të sezonit: “Do të dal zhveshur nëqoftëse Salah shpallet golashënuesi i Premier League.”

Salah e bëri të vetën, tani të shohim a do ta mbajë premtimin gazetarja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb