Dokumentari i Mançester Sitit i titulluar “All or Nothing”, që ka filluar të shfaqet nga dita e premte, ka irrituar Jose Mourinho-n.

Në pjesën e dytë nga tetë që janë gjithsej, tregohet për fitoren që Siti mori në derbin kundër Junajtid. Në një moment shfaqen tifozët e skuadrës së drejtuar nga Guardiola që këndojnë këngën tashmë të bërë të famshme “Park the Bus”, që i referohet lojës mbrojtëse të Mançester Junajtid të diktuar nga Mourinjo.

“Mund të bësh një film fantastik duke ruajtur respektin për të tjerët,” shprehet Mou i irrituar kur pyetet për dokumentarin.

“Nuk ke pse tregon mungesë respekti. Mund të jesh një klub i pasur dhe të blesh lojtarët më të mirë në botë por nuk mund të blesh klasin dhe këtë e kanë treguar qartë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb