Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendi që ai udhëheq duhet të shmangë problemet e emigrimit me të cilat është përballur Europa.
Ai bën fajtor emigrantët në kontinentin europian për atë që ai e përshkruan si rritja e krimit në Gjermani.
Trump sulmoi Gjermaninë, një nga aleatët më të ngushtë të SHBA-së, duke thënë se emigrimi në Bashkimin Europian është bërë burim dhune.
“Njerëzit në Gjermani po kthehen kundër liderit të tyre pasi emigrimi i jashtëligjshëm ka tronditur koalicionin e Berlinit,” shkruajti ai sot në rrjetet sociale.
“Krimi në Gjermani po rritet dita ditës,” shtoi Trump. “Gabime të mëdha po bëhen në Europë me lejimin e miliona njerëzve që hyjnë e që po e ndryshojnë kulturën e tyre për keq”.
Komentetet e Trump erdhën pasi kancelarja gjermane Angela Merkel po lufton për të shpëtuar qeverinë e saj pas kërkesave të Ministrit të saj të Brendshëm për të kthyer emigrantët në kufi.
Merkelit iu dorëzua një ultimatum dy-javor nga partnerët e koalicionit për të siguruar marrëveshjen për emigrantët me vendet fqinje të Europës.
BalkanWeb