Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga pushimet e tij që po i kalon në jug të vendit.

Rama shfaqet i veshur me rroba sportive së bashku me gruan e tij Linda dhe djalin Zaho. Të tre ata janë të kapur dorë për dore teksa shëtisin në shëtitoren e Dhërmiut.

Duket se kryeministri i vendit pas shumë angazhimeve ka gjetur qetësinë dhe po kalon disa momente relaksuese së bashku me familjen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb