Bota e futbollist në përgjithësi është befasuar sot në mesditë kur në një konferencë të pazakontë Zinedin Zidan zgjodhi të lajmëroi për dorëheqjen nga posti i teknikut te Real Madrid, 5 ditë pas fitimit të “Champions League”.

Francezi u shpreh se te Reali ka ardhur koha për ndryshim dhe se skuadrës i duheshin stimuj të ri. Një vendim ky që la të shtangur presidentin Perez që shkurt deklaroi se ‘ai (Zidan) e di që e dua më shumë se çdo lojtar dhe trajner’.

Për largimin e Zidan kanë folur mjaft figura të njohura, ndër të fundit Fabio Capello, ish-trajner i Real Madrid. Italiani për “Sky” është shprehur: “Zidan ka bërë zgjedhje të mençur, duke e lënë Realin në këtë moment. Unë e di se nëse ai nuk do të fitonte Championsin, atëherë ai do të ishte shkarkuar, prandaj francezi bëri zgjedhjen e duhur”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb