BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Dossier
12 Qershor 2013 - 15:53 | LAJME
TRANSLATE
 
Andoni: Në '86-ën solla të kyçur pas qafës së dorës memon që i grabita CIA
Nga: FATOS VELIU
Andoni: Në (Vijon nga numri i kaluar)
Pra, në atë vit të '86-ës, ju arritët që pas tre muajsh lufte misterioze me nerva të tendosura dhe shumë herë nën presionin e ankthit të papërballueshëm, të siguronit atë dokument aq misterioz të formuluar në agjencitë sekrete të CIA-s dhe të arkivuar në kaskadat e rëndësisë tepër të veçantë të ambasadës amerikane në Buenos Aires të Argjentinës, ku ju kryenit detyrën e diplomatit të Shqipërisë komuniste?
Po, po arrita ta siguroja. Ashtu siç thatë ju dhe siç jua shpjegova shumë gjatë, ishte një "valle" që unë duhej ta hidhja deri në fund që kurse mora sinjalin për ndodhjen e atij dokumenti të çuditshëm në arkivat e ambasadës së vendit armik të Shqipërisë së atëhershme. Gjithsesi, për të mos i përsëritur sërish gjërat të cilat mendoj se gjatë këtyre ditëve të bisedimeve tona rreth asaj çështjeje i kemi prekur më shumë se një apo dy herë, unë mund të them vetëm këtë, që pas tre muajsh arritëm ta shtimë në dorë dokumentin shokues.
I cili fliste për kontaktet e Mehmet Shehut me CIA-n amerikane?
Saktë, saktë në atë dokument aq të përfolur qysh sa u zbulua dhe deri në ditët tona flitet për veprimtarinë e Mehmet Sheut nën ndikimin e CIA-s. Konkretisht ai dokument ishte regjistruar që në vitin 1960, që korrespondon me akuzën që Enver Hoxha i ka bërë për atë kohë që Mehmet Shehu është takuar me Titon dhe Fultzin kur ka udhëtuar për në Nju Jork në vaporin "Cuin Elisabet" nga ku ka marrë urdhrat për të vepruar ndaj presonit dhe pushtetit të Enver Hoxhës. Pas kësaj, në material ishin përpiluar tërë urdhrat dhe plani i veprimit të tij deri në përfundim të misionit. Kjo ishte pak a shumë brendia asaj shkrese aq sekrete, që në të vërtetë tronditi Tiranën zyrtare.
Pra, në dokumentin e quajtur "sekret" ju gjetët të përshkruar mo ta mot tërë atë histori të përmendur për udhëtimin e famshëm që qenkësh bërë në vitin 1960?
Pak a shumë ne këtë fakt e kishim të shumë dëgjuar. Flitej për një udhëtim të bërë në të njëjtin vapor me Rudolf Çërçillin, Titon dhe Fultzin.
Kishte besueshmëri ajo çfarë shkruhej në atë dokument të servirur pas kaq kohësh pasi kishte vdekur Mehmet Shehu, madje dhe vetë Enver Hoxha i gjashtë vite më parë, kur po eliminonte në sytë e popullit njeriun e hekurt, që i kishte ngritur pikërisht ato akuza?
Së pari, ai dokument u servir në atë kohë, pasi sipas ligjeve amerikane, në atë vit ai deklasifikohej dhe humbiste cilësimin e "rëndësisë tepër të veçantë", për faktin se nuk funksiononte më dhe urdhrat nuk ishin në fuqi.
Së dyti, mund t'ju them se nga eksperienca jonë diplomatike dhe ç'kemi lexuar në lidhje me funksionimin e CIA-s, ajo e ka pasur si traditë të rekrutonte krerët e vendeve ku ndërhynte.
Çfarë kishte të re në atë dokument, që ju e konsideroni "sho-kues"?
Që ishte rekrutuar Mehmet Shehu, kjo ishte e re, po që ai kishte lidhje me elementë antishqiptarë, për këtë ne kishim një farë dije.
Dhe pse ai dokument ndodhej pikërisht në ambasadën amerikane në Argjentinë?
Kemi parasysh se në të flitej që Mehmet Shehu do ta likuidonte Enver Hoxhën në një prej tri mënyrave si me anë të pushkës, me pilula, apo me aksident.
Kështu që vijmë te përgjigja e pyetjes suaj, ku unë po ju saktësoj për sa thuhej në lidhje me këtë gjë.
Po?
"Nëse do triumfonte grushti i shtetit pro likuidimit të Enver Hoxhës, Memet Shehu do bënte një reformë në Shqipëri, të cilën do ta kthente në një rrugë midis Lindjes dhe Perëndimit. Kjo kuptonte pak a shumë si shembullin e Jugosllavisë. Pikërisht sipas planit të cituar, të paktën në atë dokument, ambasada amerikane në Argjentinë do të merrte menjëherë në mënyrë automatike detyrën në Shqipëri.
Që më saktë do të thoshte se ambasadori amerikan që ndodhej në Argjentinë do të emërohej ambasadori amerikan në Shqipëri. Prandaj dhe ai dokument ishte ndërkohë edhe në atë ambasadë, pasi siç e shikon, ajo kishte të bënte me planin operacional të sekretit më të madh me Shqipërinë komuniste në qendër të Ballkanit.
Dhe në qoftë se dështonte?
Në qoftë se grushti i shtetit do të dështonte, Mehmet Shehu do merrej në mbrojtje nga qeveria amerikane dhe do t'i jepeshin tre milionë dollarë. Pra, ky ishte dokumenti pak a shumë.
Dhe pas informacionit që i dhatë ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për realizimin e detyrës duke e siguruar në dorën tuaj atë dokument në të cilin ishin tërësisht të gjitha siglat dhe simbolet zyrtare të ambasadës amerikane, thatë se ministri ju urdhëroi që atë dokument ta shoqëronit për në Tiranë personalisht ju dhe vetëm ju , duke e mbajtur pikërisht në çantën e shenjtë diplomatike?
Megjithëse jua përmenda shumë mirë dje me të gjitha detajet situatën e marrjes së atij urdhëri aq të prerë, gjithsesi për rikujtesë me qëllim që lexuesi të më ndjekë në vijim po ju risaktësoj. Kur dokumenti ndodhej në kasafortën time sekrete në zyrën e ambasadës, më erdhi urdhëri i ministrit se si do të veproja pas kësaj.
Ky urdhër më erdhi jo më vonë se pas dy ditësh si nisa informacionin e koduar me shifra drejt zyrës së tij në Tiranë. Atë vonesë 48-orëshe unë e prisja, se e dija shumë mirë se ajo kohë atij do t'i duhej patjetër për të vlerësuar të gjithë situatën. Qe një kohë normale për të mos u ngutur në deshifrim, në vajtjen e ministrit tek godina qendrore e partisë, ku rrinte Ramiz Alia, për të kryer me të bisedën për vendimin që duhej marrë.
Duhej koha e nevojshme po ashtu për të shkruar radiogramin e shifruar që do të vinte drejt Buenos Airesit. Gjithsesi, përgjigja e tij ishte një urdhër sa i prerë, aq dhe alarmant, ku në dhjetë rreshta të shkresës së dërguar cilësonte:
- "Bashkë me materialin origjinal të nisesh personalisht me urgjencë maksimale në Tiranë. Askush tjetër veç teje nuk duhet të niset për të sjellë dokumentin në Tiranë".
Ma sqaroni pse duhej vetëm juve ta çonit në Tiranë atë dokument, sado i rëndësishëm që mund të ishte, kur mund të nisej dhe një diplomat tjetër?
Ju shpjegova se detyra ishte vlerësuar maksimalisht dhe kërkonte konspiracionin më ta lartë të mundshëm. Statusi im si ambasador e kryente më së miri këtë detyrë kaq specifike për faktin se unë isha i imunizuar nga të gjitha llojet e kontrolleve fizike në trup apo në valixhen diplomatike.
Ishte rregull ndërkombëtar që nuk kontrollohej në asnjë vend valixhja diplomatike.
Dhe si vendosët?
Sa mora urdhrin u përgatita në çast për t'u nisur. Vendosa dokumentin në një zarf të dyllosur dhe vulosur po me dyllë, që ishte mënyrë e dokumenteve të rëndësisë tepër të klasifikuar dhe e mbylla në valixhen e posaçme diplomatike të ambasadorit. Nxitoja për të mos humbur asnjë minutë.
Do të nisesha me avionin më të parë të mundshëm që do fluturonte drejt Evropës. Prej atij kryeqyteti që do më çonte avioni i parë, do të merrja rrugën drejt aeroportit të Rinasit.
Vetëm atë dokument kishit në valixhen diplomatike që do të niseshit për në kontinentin tjetër, ku ju prisnin autoritetet më të larta të shtetit, pse jo edhe Ramiz Alia?
Në valixhen diplomatike kisha vetëm këtë dokument dhe asgjë tjetër.
Dua t'ju pyes zoti Andoni, se çfarë do kishit parasysh gjatë atij udhëtimi aq të sikletshëm ta konsiderojmë, pavarësisht se ju nuk mund t'ju kontrollonte kush?
Me patjetër duhej të siguroja mundësinë e udhëtimit ajror, duke eliminuar sa më shumë pika transiti, ndërkohë që në misione të tilla me çantë diplomatike të rëndësisë tepër të veçantë nuk na lejohej të prisnim shumë në këto aeroportet transit.
Pse kaq vëmendje edhe në udhëtim? Ku mund të ishte problemi?
Po mirë fare mund të ishim në linjën e një vëzhgimi konspirativ të një zbulimi të huaj, gjë që shtonte mundësitë për rrëmbim të dokumentit. Kështu që kjo duhej pasur parasysh, ndaj dhe duhej bërë plani i udhëtimit mirë.
Mund të ma shpjegoni dhe një herë këtë mundësi ndërhyrjeje të shërbimeve të fshehta në udhëtimin tuaj me detyrën e veçantë?
Një apo disa shërbime të fshehta njëherësh, pasi ta kishin ndjekur nga afër çfarë pat ndodhur mes Farranit dhe Mendesit, mund të vepronin për ta shkatërruar të gjithë operacionin e ambasadës shqiptare.
E kishit seriozisht këtë frikë në atë kohë?
Çdo gjë mund të mendoje dhe çdo gjë duhej të parashikoje, pasi çdo gjë ishte e mundshme.
Të paktën vetë CIA do të bllokonte arritjen në Tiranë të dokumentit komprometues për ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të një shteti tjetër. Mund të ndodhte të hidheshin në veprim edhe agjenci të tjera zbulimi. Ndoshta sovjetikët, mbase anglezët, pse jo jugosllavët...
Dhe kur u nisët saktësisht?
Aty mbas rreth një jave.
Pra, ndërsa mendonit se e kishit mbaruar misionin me marrjen e dokumentit, gjithë meselenë e paskeni pasur para?
Po, po ashtu është. Në çdo hap që bëje ishe i rrezikuar. Nuk janë shaka problemet e veçanta shtetërore.
Sa ju ka zgjatur ai udhëtim deri në Tiranë?
Udhëtimi zgjati dy ditë.
Ku ishte stacioni i parë transit pas nisjes nga aeroporti i Buenos Airesit?
Ndalesa e parë ishte në Paris.
Ju priste kush? Pra, fjalën e kam te fakti nëse ishin vënë në dijeni ambasadat tona të vendeve ku do të ndaloje se ju ishit në një udhëtim të një rëndësie jo të zakonshme?
Po, po patjetër. Konkretisht kur avioni u ul në aeroportin "Sharl De Gol" të Parisit, kishin dalë të më prisnin posaçërisht një makinë e ambasadës dhe dy nga zbuluesit e saj.
Prej andej keni pritur linjën drejt për në Rinas?
Jo, prej Parisit të nesërmen ishte linja për në Romë. Për këtë linjë ishin interesuar shokët e ambasadës së Parisit.
Ndenjët në ambasadë deri sa morët avionin për në Rinas?
Kur mbërritëm në përfaqësi, valixhen e mbyllëm në dhomën sekrete dhe e nxorëm prej andej vetëm të nesërmen, kur po e njëjta makinë dhe të njëjtët njerëz më shoqëruan deri sa kalova pikën doganore të aeroportit që kisha qenë një ditë më parë dhe ngjita shkallët e aeroplanit për në Romë.
Dhe në Romë ndenjët një natë?
Jo, jo në Romë do të rrija vetëm disa orë transit, pasi po atë ditë ishte linja për në Rinas. Kur kam zbritur në aeroport, nuk mund të lëvizja fare, por kam ndenjur pa lëvizur në sallën e pritjes deri në çastin e ngjitjes së shkallëve të avionit të radhës "Alitalia", që u nis drejt kryeqytetit shqiptar.
Vetëm pas kësaj u çliruat nga tensioni që më bëni prezent?
Saktësisht ashtu. Vetëm kur zura vend në bordin e aeroplanit "Alitalia", që u nis drejt kryeqytetit shqiptar, u çlirova nga trysnia e alarmit.
Dhe në Rinas?
Në Rinas na priste një nga makinat e ministrisë si edhe dy kolegë të zbulimit.
Ku shkuat?
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Menjëherë?
Padiskutim. Udhëtimi im monitorohej dhe ishte i patjetërsueshëm. Vetëm pas përfundimit të të gjitha procedurave, kisha të drejtë të shkoja te fëmijët e mi, të cilët kisha kohë shumë të gjatë pa i takuar për vetë faktin se ne diplomatëve të vendeve të perëndimit nuk na i lejonin fëmijët me vete.
Në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ju vareshit, sigurisht ju priste vetë ministri Malile?
Sapo kalova portën e saj, më thanë se po më priste në zyrën e tij vetë ministri Reiz Malile.
Po, dhe takimi te ministri?
Ministrin e gjeta në këmbë duke më pritur pa e fshehur padurimin.
Si më dha dorën, më bëri menjëherë shenjë të ulesha. Pa e zgjatur u ula në vendin që më rekomandoi ministri, që sigurisht ishte kolltuku përballë tij në këndin e posaçëm të zyrës. Pas kësaj, ndërsa nuk kishim shkëmbyer akoma fjalët e para, unë hapa çantën dhe nxora prej andej zarfin e dyllosur në zyrën time në përfaqësinë e Argjentinës dhe ia zgjata ministrit që ndiqte i qetë lëvizjet e mia pa i shpëtuar asnjë detaj.
Dhe?
Ministri e mori në duar, por nuk e hapi.
Çfarë konstatuat në vështrimin e parë të tij mbi gjashtëfaqëshin e zbuluar pas grisjes së zarfit?
Në vështrim e parë të tij kishte një si mosbesim.
Si vazhdoi pas leximit të tij, që e dinte prej raportimit që ju i kishit bërë që nga Argjentina?
Paskësaj tërhoqi një sirtar dhe nxori prej andej një tufë me fletë të bardha dhe duke i vënë para meje më thotë:
- "Tani ulu dhe përshkruaj hollësisht si e sigurove këtë dokument!"
U befasuat?
Sigurisht, por gjithsesi hutimin e momentit e kapërceva brenda pak sekondash. E kuptova se në ato fletë do përshkruaja në prani të Reiz Maliles gjithë historinë e përjetuar për sigurimin e materialit, i cili do t'i bashkëngjitej dokumentit të siguruar. Vetëm pas kësaj, unë mund të isha i lirë të shkoja pranë fëmijëve të mi.
Po?
Veprova ashtu si më kërkoi ministri.
Mori tufën e letrave dhe shkoi e u ul në një kënd kolltukësh në anë të zyrës së madhe.
Përshkrova në detaje pa harruar asnjë hollësi tërë ecurinë, deri në momentin kur e shtiva në dorë.
Pasi e shkrova me shkrimin tim, ia dorëzova ministrit. Ai e lexoi, u ngrit në këmbë dhe më shikoi drejt e në sy.
- Shumë mirë - tha.
Më shtrëngoi dorën fort, pastaj shtoi: - Prapë do të flasim.
Dhe si vajti më tej ajo histori?
Gjysëm ore më vonë si dola nga zyra e ministrit, unë u ndodha pranë fëmijëve të mi që isha tmerrësisht i malluar.
Kur u rikthyet në detyrë?
Pasi qëndrova disa ditë në vendin tim, u ktheva në detyrë.
Mësuat më mbrapa se si vajti historia e atij dokumenti? Pra, për se u përdor apo nëse u përmend kund nga autoritetet e kohës?
Aty, në fund të botës, nuk merrnim vesh asgjë se ç'bëhej në vend, pa le të mësoje për vlerësimin e këtij dokumenti.
Një a dy vjet më vonë, mora vesh se në një mbledhje të rëndësishme të Plenumit të KQ të PPSH, Ramiz Alia kishte folur se "në një ambasadë kemi marrë një material interesant, që hedh dritë për komplotin e Mehmet Shehut...".
Kaq mora vesh në atë kohë në atë çështje që u mbyll në praktikat e brendshme të autoriteteve të kohës për t'u rihapur në vitet pas rënies së komunizmit.
Jemi në vitet '90 kur ju vijonit të ishit ambasador në Argjentinë, nga ku mësuat dhe ndryshimet politike në vendin tuaj. Ju morët vesh se u krijua madje dhe Partia Demokratike, ashtu siç ishit në detyrë kur ajo erdhi në pushtet. Kush erdhi ministër i Jashtëm pas kësaj?
Ministër i Jashtëm në atë kohë erdhi Muhamet Kapllani, i cili më urdhëroi në mënyrë urgjente që brenda një jave të isha në Shqipëri.
Kështu u shkarkova nga detyra.
Faleminderit zoti Andoni në këtë rrëfim kaq interesant tuajin për publikun e gjerë.
Faleminderit juve, që në respekt të publikut dhe historianëve nëse do duhet, më mundësuat të rrëfej atë ngjarje të ndodhur në të vërtetë.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga nosi, Tirane mė 02-07-2013 nė 10:56
Pse ju te redaksise ulni nivelin e gazetes me idiotesira te tilla? Keto nuk bindin as te sapolindurit. Kaq poshte pas rene CIA sa tia hedhe nje injorant komunist shqiptar qe paska zbuluar nje sekret te saj ne Buenos Ajres? Po pse pikerisht atje!!!!

Dėrguar nga Drini, USA mė 01-07-2013 nė 18:35
Kaq budallenj I dine shqiptaret?! Apo doni ti beni budallenj me keto qe I bombardoni cdo dite?!

Dėrguar nga ben mė 28-06-2013 nė 11:28
Akoma nuk e keni fshire kete shkrim ? Apo eshte ai Andoni tjeter aty qe shkruan per ju.

Dėrguar nga Histeri Sociale, Tirane mė 23-06-2013 nė 15:37
Jepini ketij njeriut menjehere medaljen "Nderi i Kombit" dhe mundesisht edhe pension special.....

Dėrguar nga ben mė 23-06-2013 nė 12:32
Futja por****,kot me kot.As klasat fillore nuk i hajne keto gjera.Fantastike tregimi per te cuar letre e Cia-s gjoja,nga Buones Aires ne Tirane.Gjeja me e lehte qe mund te te behej,i jepet nje dramacitet kot.E dyllosa,e futa e nxorra,dhoma sekrete etj,futja kot fare.Ngeli letra e Cia-s tek ky i marumi.Komplet rrene.

Dėrguar nga aleksander, Milano mė 21-06-2013 nė 10:56
Perralla katundaresh. Po ashtu ishin shoket e Partise k...qe kandari qe vrisnin e prisnin njeri tjetrin e shkaterronin vendin ne menyre sitematike. Nese CIA i ka fut barin e miut Mehmetit te tjere e kane henger te gjithe me fund. Le ky k....ja tjeter Andoni i duket vetje hero. Heroi i leshit e persheshit ju shplafte mortja juve...

Dėrguar nga Rilind mė 20-06-2013 nė 10:01
Nx, nx, nx...sa kokeboshe ka kjo bote. Po nuk e shihni qe amerikanet nuk kane komentuar per kete dokumnent? Kaq rrypa jeni? Sidomos ky i gjithdituri Alban Dega!

Dėrguar nga ilir, texas usa mė 16-06-2013 nė 21:41
Ca thone keta budallenj ku conte CIA me dokumente me shkrim per te tilla gjera mbas viteve 1950 ca bejne keta perralla me herkulin ,kush i beson keto se lat nam o njerz ,turp ore kush u degjon ksi gjanash

Dėrguar nga Histeri Sociale, Tirane mė 14-06-2013 nė 23:17
Nje pietje kishnjem une, qy shoku eshte antar i skuadres se rilindjes apo jo? Se duket sikur ka shume merita.

Dėrguar nga Fleks mė 14-06-2013 nė 16:38
Alban,jam i te njetit mendim me tyja

Se po te ish ai dokument me aq vlere,CIA e kish avulluar nga qarkullimi tokesor Andonin

Ai eshte nje dokument leshi,i perzier me pambuk e ca pupla gjeli

Ah,ka dhe fije lini

Kur do e kuptoi Andoni,se po ti mbijetonte Mehmeti duelit te heshtur

Ky ne doren e tij do kish nje dokumet tjeter te kombinuar:

Me fije lini,pupla gjeli,me pambuk e i perzier me fije leshi

Pra mora nje leter mu ne poste,tu shku rrueges m'humbi!

Sa ka vujatur CIA,nga gjentet tane!?
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
01 Nėntor 2014
Gjobitet Arben Ahmetaj pėr parkim tė gabuar. Policia ndėshkon kėngėtarė e gjyqtarė
Gjobat e Policisė Rrugore nuk janė kursyer as pėr ministrat dhe deputetėt nė vend. Burime pranė uniformave blu bėjnė me dije se javėn e kaluar nė kryeqytet ėshtė gjobitur me njė gjobė 3 mijė lekė tė reja ministri i Ekonomisė, Arben Ahmetaj pėr parkim tė gabuar
KOMENTO
       Kosova
01 Nėntor 2014
Skandali i korrupsionit në EULEX alarmon BE-në
Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë shefin e misioneve civile ndërkombëtare, i cili ka për detyrë që në bashkëpunim me shefin e EULEX-it analizojë situatën e krijuar në terren pas zbulimit të skandalit për korrupsion brenda misionit evropian në vend.

KOMENTO
       Rajoni
31 Tetor 2014
Serbia nuk shlyen dot borxhet, Putin i redukton furnizimin me gaz
Presidenti rus, Vladimir Putin vendos të reduktojë gazin për Serbinë pas refuzimit të kryeministrit Vuçiç për të shlyer një borxh prej 200 milionë dollarësh
KOMENTO (5)
       Bota
01 Nėntor 2014
OBSH: Vijon të rritet numri i viktimave nga Ebola
Epidemia vdekjeprurëse Ebola ka vrarë 4951 persona nga 13.567 të infektuar në tetë vende, ka njoftuar të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

KOMENTO
       Sport
01 Nėntor 2014
Protestat kundër UEFA-s, sot Londra, nesër Nyoni
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, nuk e gëzon më respektin e shqiptarëve. Madje, ai është sot personi më i urryer për ta, kudo që jetojnë e punojnë. Këtë ia kanë konfirmuar edhe shqiptarët në Finlandë, në këtë vend të largët skandinav, por nga sot dhe në vazhdim priten të tjera protesta, në Angli, Zvicër, Gjermani.
KOMENTO
       Kulture
01 Nėntor 2014
Shuhet aktori Kujofsa, amaneti: Mos mė ēoni nė Teatėr
Ėshtė shuar tė enjten nė mbrėmje, nė moshėn 63-vjeēare, aktori i njohur Fadil Kujofsa. Prej 1 viti e gjysmė, vuante nga njė sėmundje e rėndė nė mushkėri, ndėrsa dy net mė parė, pėr shkak tė sėmundjes ka pėsuar arrest kardiak
KOMENTO
       Metropol
01 Nėntor 2014
Saimir Tahiri bën 35 vjeç: Nuk festova, isha në punë deri vonë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka festuar të enjten 35 vjetorin e lindjes. I kontaktuar nga "Bluetooth" Tahiri tregoi se nuk ka bërë festë për ditëlindje. "Isha në punë deri vonë, nuk pati festë", u shpreh ai
KOMENTO
       Teknologji
31 Tetor 2014
Kaliforni, rrėzohet anija hapėsinore e “Virgin Galactic”
Njė raketė hapėsinore pėr turizėm nė Shtetet e Bashkuara ėshtė sot, teksa po bėnte prova tė njė fluturimi mbi Kaliforni
KOMENTO (3)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
  No Flash  
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Shumė shpejt, Vlora njė kantier ndėrtimi
 
 
BALKANWEB.TV
Artan Santo pėrkujtohet nė Boston, Angjeli: Humbje edhe pėr ekonominė
 
 
BALKANWEB.TV
Babai i 17-vjeēares qė u vetėhelmua: E nisėn drejt Tiranės me ambulancė, jo me taksi
 
 
BALKANWEB.TV
Meta-Benkirane: Finalizim marrėveshjes pėr lehtėsimin e vizave me Marokun
 
 
BALKANWEB.TV
Dhėndri lė nusen, kur e sheh se ajo ėshtė plakur!
 
 
BALKANWEB.TV
Cilėsia e miellit, Panariti: Gati drafti i sigurisė. Eshtė hartuar sipas standardeve tė BE
 
 
BALKANWEB.TV
Naēo tryezė pėr Drejtėsinė, Arvizu: Ja ‘recetat’ e SHBA pėr reformėn
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė arsim, Rama: Provim liēensimi pėr mėsuesit
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 31 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me armė 40-vjeēarit me tė kaluar kriminale, pranga njėrit prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Ambasadori turk Bayraktar: Shqipėria, rol kyē pėr stabilitetin nė rajon
 
 
BALKANWEB.TV
Meta nė Marok: Pėrpjekje tė pėrbashkėta nė luftėn kundėr terrorizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Llalla: Dėrguam para gjykatės 1 prokuror e 5 gjyqtarė
 
 
BALKANWEB.TV
Nga data 1 janar 2015 hyn nė fuqi pensioni social, ja si pėrfitohet
 
 
 
 
FOTOGALERI
Agnesa Vuthaj, njė vampire pėr Halloween
 
 
FOTOGALERI
Kaliforni, rrėzohet anija hapėsinore e “Virgin Galactic”
 
 
FOTOGALERI
Ylli i “Fast & Furious”: Jam e egėr nė shtrat
 
 
FOTOGALERI
Arushėt prej pellushi ‘seks’ pas shpinės sė diktatorit Kim Jong
 
 
FOTOGALERI
Ja si vishet pėr Halloween vajza e Kim
 
 
FOTOGALERI
Angelina Jolie ndryshon look, bėhet bionde
 
 
FOTOGALERI
Kostumi mė i preferuar pėr Halloween, luftėtaret e ISIS
 
 
FOTOGALERI
Zjarr nė ndėrtesėn e Radio France
 
 
FOTOGALERI
Dyqani ku 1 ton flori qėndron nėn kėmbėt e klientėve
 
 
FOTOGALERI
Khloe Kardashin reklamon fundshpinėn
 
 
FOTOGALERI
Macet dhe qentė tė veterineri, edhe ata e kuptojnė frikėn
 
 
FOTOGALERI
Australi, gjakftohtėsia e sėrfistit, ‘kokė mė kokė’ me peshkaqenin
 
 
FOTOGALERI
20 vjetori i universitetit ‘Ismail Qemali’, Rama selfie me studentėt
 
 
FOTOGALERI
Paraqitet nė martesė e trukuar si plakė, i fejuari mėrzitet dhe e lė
 
 
FOTOGALERI
Valeria Marini, sensuale dhe gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Steffy Forrester, lamtumirė Beautiful: Shpresoj qė fansat ta kuptojnė
 
 
FOTOGALERI
Kujdes, shofer i dehur!
 
 
FOTOGALERI
NATO: Aktivitet i pazakontė i aeroplanėve luftarakė rusė mbi Evropė